Kërko:  
 

Ndihmë

 Kontakt  

Avokati i Prokurimeve
Rruga “Lek Dukagjini”, nr.3, kati II
Ish-godina e INIMA-s
Tiranë, Shqipëri

Tel:  +355 (4) 22 48 743
Fax: +355 (4) 22 76 652


Email: 
info@avp.gov.al
 
 Rreth nesh  


 


I krijuar për herë të parë në bazë të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, ”Për Prokurimin Publik”, Avokati i Prokurimeve është një institucion i pavarur që mbron të drejtat e ofertuesve duke monitoruar dhe hetuar procedurat e prokurimit publik dhe të dhënies me koncesion në Shqipëri, në zbatim të ligjit dhe për më shumë transparencë dhe përgjegjshmëri nga autoritetet kompetente.

Avokati i Prokurimeve zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me një mandat pesëvjeçar, i cili mund të rinovohet. Avokati i Prokurimeve i raporton Kuvendit sa herë që i kërkohet ose me kërkesë të tij. Raporti vjetor, i cili dorëzohet brenda 3-mujorit të parë të çdo viti, si dhe raportet e veçanta të tij bëhen publike dhe dalin në faqen e internetit jo me vonë se shtatë ditë nga paraqitja e tyre në Kuvend.


Në bazë të ligjit “Për Prokurimin Publik”, si dhe ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për Koncesionet”, Avokati i Prokurimeve monitoron procedurat administrative në prokurimin publik dhe në dhënien me koncesion dhe heton veprimet e jashtëligjshme dhe të parregullta, ose mungesën e veprimeve nga autoritetet kontraktore në bazë të ankesave të paraqitura ose me inisiativën e tij.


Avokati i Prokurimeve nuk e zëvendëson procedurën e rishikimit administrativ, e cila përfundon me një vendim nga Agjencia e Prokurimit Publik, por ai ka kompetence të rekomandojë masa korrigjuese dhe të propozojë ndyshime në legjislacionin dhe regulloret përkatëse. Në çdo rast, ankimuesit mund të përdorin rezultatet e hetimit nga Avokati i Prokurimeve si bazë për ta çuar çështjen në gjyq, nëse vendosin të zgjedhin këtë mundësi.

 













 
 
 Galeri Fotografike  
Photo Number 6
 
 Info  

 

2008 © Zhvilluar nga Alfa XP Web Software, LLC, për dhe në partneritet me Chemonics International,
në kuadër të Marrëveshjes Prag të Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, administruar nga
Agjencia e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Njoftim për Konfidencialitetin