Kontakt  

Avokati i Prokurimeve
Rruga “Papa Gjon Pali II”, nr.3,
Kati II
Ish-godina e INIMA-s
Tiranë, Shqipëri

Tel:  +355 (4) 22 48 743
Fax: +355 (4) 22 76 652


Email: 
info@avp.gov.al
 
 Ankimime  

Avokati i Prokurimeve merret me ankesat e paraqitura nga çdo individ ose grup individësh përfaqësues ligjorë, autoritete publike ose çdo kandidat, tenderues dhe operator ekonomik në lidhje me veprime të paligjshme ose të parregullta, ose mungesë veprimi nga autoritetet kontraktore në prokurimin publik apo dhënien me koncesion.
Në bazë të këtyre ankesave ose me nismën e tij,
Avokati i Prokurimeve
mund të fillojë hetimin e procedurave kur vëren ose dyshon se ka pasur shkelje të këtij ligji.
Në të gjitha rastet,
Avokati i Prokurimeve njofton të interesuarit për veprimet e tij brenda pesë ditëve nga dita e marrjes së ankesës. Kur nis një procedure hetimi, ai ua njofton vendimin e tij Agjensisë së Prokurimit Publik (APP) dhe të gjithë personave të interesuar brenda pesë ditëve nga marrja e ankesës ose menjëherë pasi, me nismën e tij, ka marrë vendim për të filluar një procedurë hetimi.

Në rastet kur Agjencia e Prokurimit Publik është duke shqyrtuar një ankesë me të njëjtin objekt, Avokati i Prokurimeve bashkërendon veprimet për realizimin e hetimit.
Pas hetimit Avokati i Prokurimeve merr vendim për t’i dërguar informacion APP-së për shkeljet ligjore të vëna re dhe kërkon mbështetje në vendimmarrje për trajtimin e ankesave apo dhënien e masave administrative ndaj personave përgjegjës.

Nëse Avokati i Prokurimeve gjykon se një zyrtar i autoritetit kontraktor ka kryer një shkelje të qëllimshme të këtij ligji ose dyshon se ka kryer vepër penale ia raporton shkeljen autoritetit kompetent






 
 
 Galeri Fotografike  
Photo Number 10
 
 Info  

 

2008 © Zhvilluar nga Alfa XP Web Software, LLC, për dhe në partneritet me Chemonics International,
në kuadër të Marrëveshjes Prag të Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, administruar nga
Agjencia e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Njoftim për Konfidencialitetin